SHISH i bashkohet nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar
Shërbimi Informativ i Shtetit iu bashkua nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut, nën moton: “Dhurimi vullnetar i gjakut – akt human dhe qytetar”.
Punonjësit e SHISH-it, nën asistencën e strukturave të Kryqit të Kuq, dhuruan gjak në ndihmë të zgjidhjes së një problemi mjaft serioz, siç është ai i mungesës së gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurtë në spitalet tona, si dhe në shprehje të humanizmit dhe mbështetjes ndaj fëmijëve talasemikë.
Drejtuesit e Shërbimit Informativ të Shtetit shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe nisma të tjera, që ndihmojnë në ndërtimin e një dimensioni të ri social për komunitetin e inteligjencës.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Shqiptar shprehën konsiderata shumë të larta dhe falenderuan punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit për mbështetjen e programit “Dhurimi vullnetar i gjakut-akt human dhe qytetar”.
KOHA JONË SONDAZH

