“SHISH-i e Antiterrori janë përgjegjës që Eva dhe Endri janë në Siri!”

Nga Flamur Vezaj, gazetar i Kronikës

Eva dhe Endri janë fatkeqët që kanë mbetur në Siri bashkë me 50 fëmijë të tjerë! Të gjithë e dimë si kanë përfunduar atje, por historia e Evës dhe Endrit është ndryshe! Për këta dy fëmijë kishin dijeni SHISH-i e Antiterrori i Policisë që po dërgoheshin në Siri pa lejen e nenës së tyre! Por jo vetëm dijeni, por edhe të filmuar në aeroportin e Rinasit ditën e largimit! E për të mos dekonspiruar operacionin hetimor ndaj “xhihadistëve”, këta institucione lejuan që babai i tyre, i papërgjegjshëm, t’i kalojë në kufi me dokumente false!

Pra shteti lejoi që Eva dhe Endri të dërgoheshin në Siri (janë publikuar provat dhe ekzistojnë për këtë)!!

Pas këtij gabimi të madh, këta institucione angazhuan dhe bindën M. Dumani, gjyshen e tyre (tashmë e ndjerë) ta dërgonin në Siri që të sillte fëmijët mbrapsht! Edhe ky operacion i SHISH dhe Antiterrorit dështoi, pasi M. Dumani jo vetëm që nuk arriti të sjelli fëmijët, por edhe ndërroi jetë vetë në atë vend të largët!

Pra, në dy raste shteti dështoi dhe tani ka rastin të përmiresojë GABIMIN e bërë me vetëdije! Ka rastin që për të tretën herë t’i kthejë ata fëmijë, bashkë me të tjerët në Shqipëri! Se janë ata përgjegjës që Eva dhe Endri ndodhen atje!

Kështu që miq, bashkohuni me familjarët dhe dilni në protestë që të zgjohet propaganda e Kryeministrit se do ja bëjmë hallall një fotografie me fëmijët e kthyer nga Siria nëse arrin ta bëje atë!

Miq, unë po të isha në Tiranë, do i bashkohesha nënës dhe dajës së Evës e Endrit në protestë që kërkojnë kthimin e tyre!

Ktheni fëmijët, janë të pafajshëm në këtë histori!

SHKARKO APP