SHISH me teknologji të vjetër, terrori e krimi me teknologji moderne

 

Ka nevojë për më shumë për sherbimin sekret shqiptar , ndërkohë që krimi e terrori ka evoluar në teknologji të fundit. Zbardhet kërkesa e SHISH-it për rritjen e buxhetit për vitin 2016. Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e Komisionit të Sigurisë bëjnë me dije se SHISH-i kërkoi fonde shtesë për të përmirësuar teknologjinë e përgjimit.

Kjo ishte një nga kërkesat që nëndrejtori i këtij institucioni Ylli Allushi bëri vetëm pak ditë më parë, ndërsa diskutohej buxheti për  vitin që vjen. Burimet pohojnë gjithashtu se ai kërkoi fonde shtesë edhe për shpenzime operative dhe shtimin e punonjësve., kërkesa këto që nuk u miratuan nga komisionet parlamentare të cilët ranë dakord vetëm për një shtesë fondi prej 9 milionë lekësh.

Mësohet se Alushi ka kërkuar rreth 200 milionë lekë shtesë për investime në aparatura dhe pajisje, duke e argumentuar me nevojën për t’iu përshtatur zhvillimit të teknologjisë përsa i përket përgjimeve, që do ta bënte më efektive punën e Shërbimit dhe do të rriste aftësinë zbuluese.

Kanë të drejtë në kerkesat e tyre ndërkohë që po jepen fonde pa limit për zyra e rikontruksione ndërtesash zyrtare.

SHKARKO APP