Shishtavec, Vlahutin: Mos ikni, do hapet aeroporti i Kukësit

Nga Shishtaveci i Kukësit, Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin, i bërë thirrje banorëve që të mos braktisin këtë vend. Ajo foli edhe për hapjen e aeroportit të Kukësit, ku tha se delegacioni i BE në Tiranë ka biseduar me kryeministrin Edi Rama.

Ajo është pritur nga kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, ndërsa kanë inaguruar edhe rrugën që lidh zonën e Shishtavecit me Kosovën, përmes pikës së kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë.

”Mos u shpërngulni nga ky vend i mrekullueshëm. Nuk duhet të ndërtohen HEC-e në këtë vend të bukur. Gjendja e amortizuar dhe mosmirembatja e rruges Kukës-Shishtavec. Kërkohet mirëmbajtje e rrugës. Për hapjen e aeroportin ka lobuar edhe zyra e BE. Kam biseduar me qeverisjen qendore dhe kryeministrin Rama, me hapjen e aeroportit do të ketë zhvillim të Kukësit”,-tha ambasadorja e BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?