Shisnin drogë, bien në pranga dy të rinjtë në Portin e Durrësit

Policia e Durrësit, ka arrestuar dy të rinj në Portin e Durrësit, pasi janë kapur me drogë gati për shitje.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në afërsi të portit të Durrësit, një automjet me të cilin qarkullonin dy të rinjtë.

Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë).

Në pranga kanë rënë Luan Shehu, 23-vjeç dhe Stilian Rakipi, 25-vjeç, të dy banues në Sarandë, ndërsa u është gjetur edhe një thikë.

Dozat e kanabisit dhe mjeti prerës (thikë) u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP