Shisnin drogë në zona të ndryshme të qytetit, dy të arrestuar në Kavajë

Vihen në pranga 2 shtetas që shitnin doza cannabisi, në lagje të ndryshme, si dhe mbanin armë të ftohta.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në disa doza të gatshme për shitje, automjeti që përdorinin të arrestuarit, për shpërdarjen, si dhe 2 shkopinj bejsbolli.

Në vijim të punës së përditshme të Policisë, kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, punë e cila kryhet në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” dhe me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, goditën një tjetër rast të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në lagje të ndryshme të këtij qyteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë rast u vunë në pranga shtetasit S. K., 20 vjeç dhe A. U., 22 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta shtetas u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në Qerret, me një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në disa doza, me qëllim shitjen. Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe me 2 armë të ftohta (shkopinj bejsbolli) që u gjetën në brendësi të këtij automjeti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?