Shisnin fishekzjarre dhe kapsolla në rrugë, vihen nën hetim dy persona

Një 24-vjeçar dhe një 44-vjeçar janë vënë nën hetim nga pasi u kapën në flagrancë teksa shisnin lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe kapsolla) në rrugët e lagjeve “Emin Matraxhiu” dhe “Brigada 17 Sulmuese”.

Policia bën me dije se për këtë veprimtari të paligjshme materialet hetimore për 25-vjeçarin me inicialet Sh.B. dhe 44-vjeçarin L.T. tashmë janë dërguar në prokurori.

“Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, konstatuan se në rrugë, në lagjet “Emin Matraxhiu” dhe “Brigada 17 Sulmuese”, 2 shtetas shitnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara dhe se fshiheshin të ardhurat e përfituara nga ky biznes.

SHKARKO APP