Shisnin kokainë dhe heroinë në Tiranë, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e shpërdarjes së heroinës dhe kokainës në disa zona të kryqytetit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Stard 2” u arrestuan Lorenc Bacelli, 37 vjeç, Marius Ali, 26 vjeç, Albi Luca, 27 vjeç, dhe Rubin Përzhita, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit policia i sekuestroi, kokainë, heroinë, kanabis para dhe sende të tjera.

Zonat ku 4 personat kryenin aktivitetin

Këto shtetas në bashkpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të llojit “heroinë” “kokainë” dhe “cannabis sativa” në zonën e Unazës së Re , “Irfan Tomini” , “Fusha e Aviacionit”.

Sendet e sekuestruara

1-Një automjet tip Mitsubishi me targa AA 260 IN .
2-Një motor tip papaq pa targa.
3- bicikleta.
4-Shuma prej 20.000 lekësh të reja , 100 euro.
5-Sasia prej 11.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në 27 porcione.
6-Sasia prej 2.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë e ndarë në 11 porcione.
7-Sasia prej 30 gramë lëndë narkotike e dyshuar si canabsi sativa e ndarë në 15 porcione.
8-Fara bime kanabis sativa , gjithsej 120 kokra (fara).
9-20 karta sim të kompanive celulare të ndryshme dhe 11 aparate celulare të markave të ndryshme.

Materialet proçeduriale ju dërguan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim  dhe  shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”  të parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

SHKARKO APP