Shisnin mina me telekomandë deri në 3 mijë euro copën, lihen në burg 3 durrsakët

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat e arrestuar dy ditë më parë, pasi u kapën me mina me telekomandë.

Dy ditë më parë, Policia arrestoi shtetasit I. A., drejtues mjeti, E. Bardhi dhe B. Çakalli, pasagjerë, të cilët po tentonin të shisnin disa mina me telekomandë.

Nga hetimet paraprake të policisë, rezultoi se këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?