Shiste drogë në sallonin e bukurisë, arrestohet parukierja

Z. Senkaj, 54 vjeçe ra në prangat e policisë, pasi në sallonin e saj u gjet një sasi kanabisi e ndarë në doza gati për shitje.

Në kërkim u shpall bashkëpunëtori i saj A.B., i cili e fshihte sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza, në parukerinë e 54-vjeçares në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarisë kriminale, kapjen e shtetasit A. B., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?