Shiste drogë së bashku me të birin, ja kush është shqiptarja që u arrestua në Itali

Një familje shqiptare është arrestuar nga policia italiane, me akuzën e trafikut dhe shitjes së lëndëve narkotike. Madje nëna dhe djali u kapën duke u shitur drogë disa minorenëve.

Adelina Lisi 40 vjeç dhe djali i saj 23-vjeçar Hasan Lisi, kanë shitur doza kokaine, marijuane dhe hashashi.

Pjesë e këtij rrjeti ishte edhe dhëndri i familjes, një shtetas nga Rumania, Daniel Valentin Ungureanu 28 vjeç, i cili gjithashtu u arrestua. Në harkun kohor të dy viteve, kjo familje kishte blerë dy shtëpi, një sipërfaqe toke dhe një makinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pronat e tyre u sekuestruan nga policia italiane, vlera e të cilave shkon në 200 mijë euro. Gjatë operacionit të autoriteteve italiane, u sekuestruan 2 kg marijuanë, 1 kg hashash dhe 15 gram kokainë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?