Shiste heroinë në Zvicër, kapet turisti shqiptar 21-vjeçar

Një i ri shqiptar është arrestuar në Zvicër, pasi gjatë kontrolleve i është gjetur një sasi e konsiderueshme heroine si dhe një shumë parash.

Sipas mediave zvicerane, arrestimi i shqiptarit është kryer në kantonin e Glarusit teksa po shiste heroinën tek dy klientë.

Gjatë kontrolleve, 21-vjeçarit iu gjetën 330 gram heroinë dhe para në dorë dhe disa telefona celularë, përcjell nau.ch.

Swiss Digital Desktop Reklama

Heroina e sekuestruar ka një vlerë tregu prej rreth 15,000 franga. Qytetari shqiptar ishte një turist në Zvicër. Autoritetet zvicerane vijojnë hetimet për rastin në fjalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?