Shiste kokainë dhe kanabis me vlerë 90 mijë euro, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar për shitje të lëndëve narkotike.

Gjithashtu uniformat blu kanë sekuestruar 508 gramë Kokainë dhe qindra doza Cannabisi, me vlerë në treg rreth 90.000 euro.

Sekuestrohen edhe pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 8 celularë dhe 2 automjete.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi implikimin e një shtetasi në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional dhe me Prokurorinë e Fierit, finalizuan operacionin policor të koduar “Price”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 28 vjeç, dhe R. N., 30 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. T., 30 vjeç dhe V. K., 19 vjeç, si dhe për 2 shtetas të moshave 16 dhe 17 vjeç.

28-vjeçari u kap në flagrancë duke i shitur në banesën e tij, doza Kokaine dhe Cannabisi, shtetasit R. N. dhe 4 shtetasve të proceduar, të cilët shoqëronin 30-vjeçarin”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?