Shiste lëndë narkotike, arrestohet një person në Lezhë

Një person është arrestuar në Lezhë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B.P, të cilit gjatë momentit të arrestimit i janë sekuestruar edhe një sasi lëndësh narkotike kanabis.

Njoftimi i Policisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia informohet nga qytetarët, në pranga një person për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, pas një informacioni të marrë nga qytetarët për një person i cili posedonte lëndë narkotike  në një zonë të Lezhës, kanë organizuar menjëherë punën, ku si rezultat arrestuan në flagrancë  shtetasin B.P.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës së tij në Lezhë, iu konstatua dhe sekuestrua më cilësinë e proves materiale një sasi lënde narkotike  e dyshuar cannabis sativa. Arrestimi i tij u bë për veprën penale  ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?