Shiste qirinj në kishën e Laçit, policia bën për spital të moshuarën
Pashkë Gjoka, 58-vjeçe me banim në afërsi të Kishës së Shna Ndout në Laç, tregton qirinj anës së rrugës, por në ditën e pelegrinazhit ra pre e dhunës nga forcat e policisë.
Sipas të dhunuarës, disa efektivë të policisë kanë tentuar të largojnë gruan, ndërsa e kanë tërhequr me forcë duke i shkaktuar dëmtime në trup. 58-vjeçarja është dërguar në spitalin e Laçit për mjekime.
E moshuara thotë se policia në mënyrë selektive largon tregtarët e qirinjve. Të afërmit e saj kanë bërë denoncim pranë komisariatit të Kurbinit, për dhunën e ushtruar nga policia.
”Kam qenë tek kisha, kam dalë si gjithë të tjerët aty me shit qirinj. Erdhi policia dhe na tha largohuni, ne nuk u larguam asnjë. Isha më e bajatshme se të tjerat se jam e sëmurë. Policia bashkiake më mori arkën e qirinjve dhe më tha këto i morëm ne dhe nuk do të shesësh më. Unë i thashë që qirinjtë i kam marrë me borxh, nuk i kam paguar lekët dhe do të shkoj dhe unë pas qirinjve. Shkova me hap derën e makinës ku i kishin futur qirinjtë, i thashë do të vi dhe unë me ju se kam dalë për hall. Ata më thanë në këtë makinë nuk do të hysh se nuk është për transport njerëzish por makinë me të marrë mallin. Më shtynë dhe kam ra pa ndjenja, vetëm kur e kam parë veten në spital. Kam dëmtime, më dhemb komplet trupi. Më shtynë mos të hipi në makinë, qirinjtë nuk do ti marrësh thanë, do i marrim ne”,-tha Gjoka për ”Ora News”.
KOHA JONË SONDAZH

