‘‘Shitësja do të më helmonte, pasi kam një pronë‘‘, Gjykata lë në burg autorin e plagosjes së dyfishtë
Këtë të dielë, Gjykata e Korçës la në burg autorin e plagosjes së dyfishtë, Jonis Mazllëmi i cili tre ditë më parë dëmtoi me thikë një 52-vjeçare dhe një 60-vjeçar. Sipas avokatit, autori kishte pretendime se shitësja që plagosi kishte tentuar që t’i hidhte helm në ushqim.
”Donte të më helmonte. Unë kam gjyshin në Amerikë. Kam dhe një pronë. Ndaj nuk haja për ditë më radhë”, mësohet të jetë shprehur autori i dyshuar. Por nga komunikimi që ka pasur avokati me motrën e tij, ajo kishte pohuar, duke iu referuar dhe dëshmisë së të vëllait, se ishte përdorues i lëndëve narkotike.
Jonis Mazllëmi, 36-vjeç banues në Korçë, plagosi nme thikë tre ditë më parë (19 tetor) A. M., 52 vjeçe dhe V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën.
KOHA JONË SONDAZH

