Shitja e hashashit në shkollat e Tiranës: Është ndonjë çikë i njomë?

Në Tiranë, në mes të ditës, në shkolla shitet hashash. Emisioni “Stop” ka publikuar një video, që tregon sesi shitet hashashi brenda ambienteve të shkollave. “Stop” provoi të blejë cigare hashashi në shkollën “Ramazan Jarani” në Allias. Gjithçka rezultoi shumë e lehtë. Për 5 mijë lekë të vjetra të infiltruarit e morën “mallin” dhe dorëzuan paratë.

Shitësi: Sa do, o shok?

Qytetari: Po një, sa dua?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Shitësi: Një, një!

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetari: Sa është?

Shitësi: Të pyes me lali, se s’vjen kush me më njeh mu.

Qytetari: Sa është?

Shitësi: Me pesë!

Qytetari: Me 5 mijë lekë. Dale, se të dhashë shtatë! Është një çikë i thatë, apo i njomë?

Shitësi: Shihe vetë, ti e pi barin!

Qytetari: Mirë është! Thank you…!

Shitësi: Të ruajt Zoti!

Qytetari: Ciao!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?