Shitja e notës, studentët akuzojnë pedagogët për korrupsion

Në ditën ndërkombëtare të arsimit, studentë dhe përfaqëues të Qëndresës Qytetare organizuan një manifestim kundër korrupsionit në shklolla. E konceptuar si një ceremoni diplomimi në “Univeristetin e Shkencave të Korrupsionit”, studentët ironizuan fenomene si shitja e notës, mungesa e kushteve, favorizimi apo korruptimi i pedagogëve. 

Korrupsioni në universitete ngriti në protestë studentë dhe përfaqësues të Qëndresës Qytetare, në ditën ndërkombëtare të arsimit.

Qytetar: Është burimi i korrupsionit në të gjitha nivelet e administratës.Nëse në universitet mëson si të korruptosh dhe të korruptohesh edhe kur të bëhesh mjek, kryetar bashkie dhe deputet do ta ushtrosh atë lloj profesioni. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpos korrupsionit, problematikë e rëndë mbetet dhe moszbatimi i paktit për univeritetin, që përmban kërkesat që studentët parashtruan në dhjetor të 2018.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetar: Ku përmban të gjitha llojet e veprave penale apo problematika si nepotizmi, korrupsioni apo favorizimet të cilat e kanë degraduar sistemin arsimor duke bërë që diploma shqiptare të jetë diploma më pak vlerë në rajon dhe Evropë. 

E konceptuar si një ceremoni diplomimi, studentët mbajtën fjalën në rolin e dekanit dhe të rektorit, duke ironiuzar fenomenet për të cilat u ngritën në protestë.

Student: Si rektor i “Universitetit të Shkencave të Korrupsionit” kam vendosur të plotësoj 100 përqind të Parlamentit me doktoratura plotësisht falas.

Më pas shpërndanë dhe diploma nga universiteti që e pagëzuan me emrin “Universiteti i Shkencave të Korrupsionit”.

Dy ditë më parë, edhe studentë të fakulteteve të ndryshme në Tiranë u rikthyen në protestë duke kërkuar rrëzimine ligjit për arsimin e lartë, për të cilin po mbledhin dhe 20 mijë firma./OraNews/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?