Shitja e sekreteve, SPAK urdhëroi kontrolle në Tiranë

Agjentët e SHISH dhe Antiterrorit, kanë kryer kontrolle në banesat e disa personave të dyshuar për shitjen e informacioneve sekrete të vendet jo mike me Shqipërinë.

Kontrollet janë kryer në kuadër të hetimeve të SPAK-ut për dosjen e SHISH-it të referuar në janar 2021, mbi një grup personash që sipas vëzhgimeve e përgjimeve, po mblidhnin informacione për ti dorëzuar tek shtetas të huaj. Janë sekuestruar dokumente, USB dhe kompjutera.

Qëllimi i këtij kontrolli të kryer në muajin tetor 2021 në banesat e personave të selektuar nga SHISH si pjesë e një celule spiunazhi, është bërë për gjetjen e dokumentave të ndryshme me karakter “Sekret Shtetëror”, shënime të ndryshme dhe dokumenta që janë të falsifikuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?