Shiu i lë pa energji elektrike

Banorët e njësisë administrative të Zejmenit përballen me mungesën e energjisë elektrike sa herë që ka reshje shiu apo fryn erë; kjo si pasojë e rrjetit elektrik të amortizuar. Në këtë zonë ka patur edhe investime por për banoret e zonës ato kanë qenë sipërfaqësore. Problematike mbeten edhe kabinat, të cilat që kur janë ndërtuar në to nuk është kryer asnjë investim ata rrezikojnë të shemben nga momenti në moment. Edhe pse kjo problematikë është ngritur disa herë deri me tani nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Jo vetëm njësia administrative Zejmen në Lezhë vuan mungesën e dritave dhe amortizimin e rrjetit, por ketë fat e kanë pjesa më e madhe e fshatrave të Lezhës.

SHKARKO APP