Shiu përmbyt hyrjen e Gjirokastrës (VIDEO)
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në shumë qytete të vendit. Një prej tyre ishte Gjirokastra ku mbrëmjen e së martës është parë një sasi e madhe uji e grumbulluar në hyrje të qytetit. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga lapsi.al uji ka mbuluar rrugën duke vështirësuar qarkullimin e njerëzve dhe makinave.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bëri me dije pasdite se deri në orët e para të ditës së mërkurë priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Kukës. Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngatë, më të mundshme në terrenet malore dhe ato pranë tyre. Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane priten në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan. Lapsi.al