Shiu përmbyt rrugicat në lagjen ‘Kala’ në Elbasan, banorët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë
Reshjet e shiut kanë nxjerrë në pah problemet në lagjen turistike ‘Kala’ të Elbasanit. Gazetarja e Ora News Edisona Skënderi në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve ka treguar problematikat e lagjes duke i shoqëruar dhe me pamje live.
“Vendi këtu është kthyer në një problem shumë serioz jo vetëm për banorët e lagjes por dhe për qytetin e Elbasanit, pasi siç dihet tashmë është një lagje historike e cila mirëpret vazhdimisht turistë.
Kanë mjaftuar vetëm pak reshje që të shndërrohet në një vend i pakalueshëm.
Problem në këtë rrugicë nuk është vetëm rruga e cila është e mbushur me gropa por një problem tjetër është dhe mosmirëmbajtja dhe pastërtia pasi është vetëm pak metra larg nga hyrja ku është dhe porta e kalasë. Zona është e mbushur me gërmadha që prej vitesh nuk pastrohen. Banorët e kësaj lagje kërkojnë ndërhyrjen nga bashkia jo vetëm për investim në infrastrukturën rrugore por dhe në pastrimin dhe eliminimin e këtyre mbetjeve, raportoi gazetarja.