Shiu shkakton probleme edhe në Berat. Bllokon rrugë dhe rrëzon pemë

Foto ilustruese

Reshjet e shiut kanë sjellë probleme edhe në qytetin e Beratit.Rritja e nivelit të ujit ka bllokuar disa akse rrugore ndërsa situata më problematike raportohet në askin Spital-Uznovë.

Shiu është shoqëruar edhe me erëra të forta duke rrëzuar pemë.Për pasojë janë bllokuar rrugët.Erërat e forta kanë dëmtuar edhe dekorin për festat e fundvitit në qytet.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në gatishmëri dhe po punojnë për largimin e ujit nga rrugët si dhe të pemëve të thyera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?