Shkak për aksidente, mbyllen mbikalimet në aksin Lushnje-Fier

Mbikalimi që lidh dy anët e fshatit Bishqethëm në Lushnje, është ndërtuar 10 vjet më parë. Rruga e vetme për të shkuar në dy anët e tij është autostrada. Tani banorët kapërcejnë mbi trafikndarëse për të kaluar në krahun tjetër. Firma 2-T që kryen punimet e mirëmbajtjes, thotë se mbikalimi është burim aksidentesh, pasi xhepi i krijuar në autostradë në dy këmbët e tij shfrytëzohet nga drejtuesit e furgonave dhe autobusëve për të lënë dhe marrë pasagjerë. Sipas saj, është arsyeja e mbylljes. Furgonët dhe autobusët ndalojnë edhe në mjaft pika të tjera që nuk kanë mbikalime përgjatë këtij aksi. Këto janë edhe njollat e zeza për të cilat Policia Rrugore ka kërkuar ndërhyrje. Mbikalimet po ashtu mund të përbëjnë shqetësim por mbyllja e tyre pa u dhënë zgjidhje tjetër fshatrave të ndarë nga rruga, i ka irrituar banorët, të cilët paralajmërojnë edhe veprime ekstreme për t’i hequr guardrielat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?