Shkakon viktima? Silva Bino: Studimet faktojnë për sigurinë e AstraZeneca

Në një kohë që Franca, Gjermania dhe Italia kanë pezulluar procesin e vaksinimit me AstraZeneca, ndërkohë që në Shqipëri do të vaksinohen me këtë vaksinë mësuesit. Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino thotë se AstraZeneca është e provuar klinikisht se nuk krijon asnjë problem shëndetësor.

”Është një vaksinë tepër efektive. Janë kryer vlerësime ehe në botën reale si në Angli edhe në Skoci, të cilat kanë treguar efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës pas provave klinike. Provat klinike treguan që kjo vaksinë është efikase edhe në grupmoshën mbi 55 vjeç. Kjo është arsyeja pse Komiteti i Ekspertëve në Gjermani, Itali dhe në Francë e kthyen vendimin e tyre dhe vaksina rekomandohet 18-vjeç e lart”.

Edhe kreu i qeverisë Edi Rama teksa ndoqi nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve në Lezhë siguroi se vaksina nuk ka asnjë problem.

SHKARKO APP