Shkaktoi aksidentin me vdekje duke lëvizur në sens të kundër, policia arreston shoferen 60-vjeçare
Policia e Durrësit ka arrestuar shoferen 60-vjeçare, e cila një ditë më parë shkaktoi aksidentin me vdekje, pasi po udhëtonte me makinë në snesn të kundërt. Sipas policisë në pranga u vu shoferja me iniciale M.K si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. P., 45 vjeç.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. K., 60 vjeçe, banuese në Durrës, si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. P., 45 vjeç, banues në Krujë, pasi ditën e djeshme, në autostradën Durrës-Sukth, shtetasja M. K., duke drejtuar mjetin tip “Lancia” në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P., e për pasojë ndërroi jetë pasagjerja në mjetin tip “Lancia”, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe.
A. H., 40 vjeç, banues në Prezë, Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, në aksin rrugor Krujë – Fushë Krujë, është përplasur me një tjetër mjet, duke i shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.