Shkaktoi aksidentin që shuajti familjen, arrestohet 22-vjeçari
Prindërit Eduart Gushi 44-vjeç, Silvana Gushi 33-vjeç, dhe dy fëmijët 9 dhe 14-vjeçe, ishin nisur nga Greqia drejt udhëtimit të fundit. Ata ishin kthyer për pushimet verore, por në mëngjesin e sotënm në autostradën Fier-Vlorë, një makinë tip “Audi” me shpejtësi skëterrë mbi 150 km/h, u mori jetën. Policia e Shetit, ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit.
”I.M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin mjetin “Toyota”. Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.