Shkaktoi kaos në prokurori, sot pretenca për Shullazin

Banda e “Shullazit”, u bë mollë sherri që Prokuroria e Krimeve të Rënda, të jap shenjat e një kaosi. Sot pritet që të jepet pretenca për grupin por dje avokatët e Emiljano Shullazit i dërguan një letër drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku.

“Çështja në ngarkim të Emiljano Shullazit, etj, ka qenë një ndër çështjet që në dy vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, etj, janë akuzuar për vepra penale të rënda dhe opinionit i janë servirur si përfaqësuesit më të spikatur të botës së krimit. Jo gjithmonë e vërteta lidhur me këtë çështje është bërë e njohur dhe kjo ka krijuar në opinion idenë se po ndëshkohet një grup i rrezikshëm kriminal, ndërsa prokurorët e çështjes kanë marrë pamjen e kalorësve në këtë betejë kundër krimit”,-thuhet në një pjesë të letrës të mbrojtjes.

Ata shprehen se anëtarët e grupit opinionit i janë servirur si përfaqësuesit më të spikatur të botës së krimit duke dëmtuar shqyrtimin e “ftohtë” dhe të “paanshëm”të kësaj çështjeje, ndërsa shtojnë se është dhunuar parimi madhor i prezumimit të pafajësisë. “Kjo situatë ka dëmtuar shqyrtimin e “ftohtë” dhe “të paanshëm” të kësaj çështjeje, ka dhunuar parimin madhor të prezumimit të pafajsisë dhe tashmë që çështja ka mbërritur në finish, rrezikon që paragjykimi dhe zhurma e krijuar rreth saj, të mos lejoje si përfaqësuesit e akuzës, ashtu dhe vetë gjykatën që të vendosin sipas “liberum arbitrium”, pra, sipas zgjedhjes së tyrë të lirë, sipas bindjes së bazuar mbi prova dhe vetëm mbi to”. Në procesin kundër klientëve të tyre, avokatët rendisin disa shkelje ligjore dhe sipas tyre gjithashtu përmendet dhe fakti se çështja ka ndjeshmëri politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dosja e Shullazit futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë. Refuzimi për shortin bëri që Marku të nistehetimin disiplinor për 10 prokurorë, ndërsa tre prej tyre i transferoi në rrethe. Vendimi u kundërshtua nga prokurorët që tentuan të futen me forcë në zyrën e drejtueses së Krimeve të Rënda. Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?