Shkakton mpiksje gjaku? EMA jep vendimin për vaksinën AstraZeneca: Është e sigurtë
Pas shumë aludimeve dhe spekullimeve me vaksinën AstraZeneca, ku 18 shtete europiane e ndalën procesin e vaksinimit me këtë vaksinë, sot Agjensia Europiane e Barnave ka dalë në përfundimet se kjo vaksinë është e sigurtë dhe efektive.
Sipas presidentes së EMA, Emer Cooke, shkalla e efektshmërisë së AstraZenecës, është më lartë se ajo që është raportuar deri tani. ”AstraZeneca është një vaksinë e sigurt me 68% efektivitet. Kemi ngritur një grup ekspertësh për këtë çështje. Po vaksinohen miliona persona. Çdo rast që ka ndodhur është verifikuar. Konkulzioni i sotëm është që kjo vaksinë do të na ndihmojë që të arrijmë të luftojmë pandeminë e Covid-19”, tha ajo.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi që procesi i vaksinimit me AstraZeneca të vijojë. Mjekja Sabime Straus tha ditën e sotme se janë mbi 18 milionë të vaksinuar me AstraZeneca dhe ka pasur shumë pak raste me efekte anësore. ”Janë 18 milionë të vaksinuar me AstraZeneca dhe janë raportuar 7 raste me efekte anësore”, tha Straus.