Shkarje dheu në Tepelenë, përmbyten disa banesa

Një shkarje dheu e regjistruar ditën e sotme në Tepelenë ka dëmtuar ujësjellësin e qytetit dhe ka përmbytur dy banesa.

Dëmtimi i ujësjellësit është bërë shkas që qyteti i Tepelenës të furnizohet me ujë të pijshëm me orare të reduktuara, nga pasditja e sotme e në vazhdim. ‘News 24’ raporton se nga përmbytja rrezikohen edhe disa banesa të tjerë në qytet.

Ende nuk është njoftuar kur do të ndërhyjnë autoritetet për të normalizuar situatën, si nga përmbytjet, edhe tek furnizimi me ujë të pijshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?