Shkarkimi i 25 punonjësve të Përmbarimit, Lutaj sqaron vendimin: Të plotësojnë performancën

Pas shkarkimit të 25 punonjësve me pretendimin se nuk plotësonin performancën, drejtori i Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror Piro Lutaj ka reaguar për “News24”.

Në prononcimin e tij për mediat, Lutaj tha se qëllimi i institucionit që ai drejton është që të sigurohet besimi tek qytetarët dhe të ofrohet shërbim me standarde. Ai tha mes të tjerash se punonjësit e Shërbimit Përmbarimor duhet të ofrojnë kapacitete dhe të plotësojnë performancën.

“Jemi te interesuar qe ne Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, te ofrohen kapacitete qe plotësojnë performancën dhe sigurojnë besimin e qytetareve. Kemi marre te gjitha masat qe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror te ofroje një tjetër standard Shërbimi për qytetaret, përmes ekzekutimit te titujve ekzekutive. Është një detyrim ligjor, por edhe një kërkesë e vazhdueshme nga qytetaret, e shprehur kjo edhe gjate turit te llogaridhënies “Puna për Shqipërinë qe duam””, tha Lutaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?