Shkarkimi i Artan Lames nga kreu i Kadastrës, Berisha: Nuk firmosi për projektin e Portit të Durrësit
Sali Berisha nga prezantimi i kandidatit në Belsh, ndër të tjera ka folur edhe për largimin e Artan Lames nga posti i kreut të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.
Sipas Berishës, ky i fundit nuk kishte firmosur për marrëveshjen e Portit të Durrësit, të cilën ai e konsideron vjedhje të tmerrshme.
”E shkarkoi Artan Lamen! Boll mëkate ka patur, por një gjë e bëri, nuk fimosi për Portin e Durrësit. Është një vjedhje e tmerrshme që i jepet klanit të Ramës dhe Alabarit 820 mijë metër katrorë, i jepet Porti Shekullor që Rama të bëhet sheik, në një kohë kur ajo është pasuria publike numër 1 e shqiptarëve”,-tha Berisha.