Shkarkimi i Avokates së Shtetit? Rama: Iku vetë por kazanët…

Pas lajmit se Avokatja e Shtetit, Alma Hicka është shkarkuar, vjen edhe reagimi nga Kryeministri Edi Rama.

Shkakun e largimit, Rama thotë se ka të bëjë me diçka personale të vetë Hickës dhe nuk bëhet fjalë për shkarkim por për vetëlargim.

Përmes një postimi në Twitter, Rama e cilëson Hickën si avokate të shkëlqyer. Nga ana tjetër, Rama kritikon edhe mediat. ”Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses”.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?