Shkarkimi i Metës, ja deputetët që nuk ishin në sallën e Kuvendit
Shtatë deputetë kanë zgjedhur të mos jenë në sallën e Parlamentit këtë të mërkurë për arsye që nuk dihen, aty ku me 104 vota u miratura kërkesa e socialistëve për të shkarkuar nga detyra Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.
Mësohet se deputetët që nuk ishin në sallë janë Ambra Borova, Rudina Hajdari, Enada Kapllani, Korab Lita, Jetmira Raboshta, Olta Xhaçka dhe Fidel Ylli.
104 deputetë kanë votuar për shkarkimin e Metës, 7 kanë votuar kundër dhe 3 abstenim.