Shkarkimi i Nokës, Hoxha: Shumë deputetë do ti bashkohen Berishës. Basha ka humbur reputacionin

Shkarkimi i Flamur Nokës nga Lulzim Basha si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimin e tij për përjashtim nga grupi i PD-së, ka ndezur më shumë situatën në selinë blu.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, thotë se kreu Basha bën shkarkime për shkak të frikës që e ka zënë pasi deputetët po shkojnë drejt ”Foltores” së Sali Berishës.

”Asnjë lloj vendimi që çdo natë merr Basha, nuk na habit më. Kjo që pas përjashtimit të Berishës. Shkarkimet e tjera Basha i bën për shkak të frikës që e ka zënë dhe është ngujuar në zyrë për gati rreth një muaj. Mund të jetë i vetmi kryetar opozite në botë që pasi ka humbur 4 herë zgjedhjet nuk del dot të takojë anëtarësinë e PD, por as qytetarët që ngrihen në protestë nuk e presin më. Basha ka humbur reputacionin. Vendimet e tij janë gjithmonë personale. Përpara Nokës është hequr edhe Bylykbashi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?