Shkarkimi i Presidentit, Shehu: Kjo “Rilindje” duhet të kthehet në realitet dhe të zbatojë Dekretin

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu e konsideron rezolutën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas anulimit që ky i fundit i bëri zgjedhjeve vendore, si një dokument paralajmërues, por pa asnjë forcë ligjore.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shehu thekson se kjo rezolutë është një teatralitet e demostrim “muskujsh” i pa nevojshëm, humbje kohe kur tashmë kjo Rilindje duhet të kthehet në realitet e të punojë në frymën e Dekretit të Presidentit dhe të mesazhit mbarëpopullor.

“Teksti i Projekt Rezolutës së PS-së për në Kuvend, është si paralajmërimet e dikurshme kineze, psh: si ai 1225!

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një dokument pa asnjë element ndëshkues, pa asnjë forcë ligjore detyruese për institucionet e administrimit të votës, për procesin e votimit, për organet e pushtetit qendror a lokal etj. Dhe nuk mund të ishte ndryshe!

Swiss Digital Mobile Reklama

Është një dokument, që nuk i hap dhe nuk mund t’i hapi rrugë asnjë procesi votimi me 30 qershor, tashmë të pa mundur.

Pra, është një dokument deklamativ dhe nga ana ekzekutive është vetëm “nul”.

Teatralitet e demostrim “muskujsh” i pa nevojshëm, humbje kohe kur tashmë kjo Rilindje duhet të kthehet në realitet e të punojë në frymën e Dekretit të Presidentit dhe të mesazhit mbarë popullor”, u shpreh në reagimin e tij, ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?