Shkarkimi i Qendros, Braimllari: Edi Rama, është kthyer në fatkeqësi kombëtare!

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku shprehet se largimi i Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare është beteja e çdo qytetari, pasi ata janë përgjegjësit kryesorë të korrupsionit dhe varfërimit në vend.

Braimllari shprehet se banorët e Unazës së Re më qëndresën e tyre në këto 78 ditë proteste kanë rrëzuar qeverinë dhe i kanë çjerrë maskën e saj.

“Qytetarët nuk duhet të ndalen në rrugën e tyre sepse banorët e Unazës së Re dhanë një mesazh të qartë, po të bëhemi të gjithë bashkë t’iu qëndrojmë besnik interesave qytetare çdo beteje fitohet.” – shkruan Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë postimi i plotë i Braimllarit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët e Unazës së Re me qëndresën e tyre në këto 78 ditë kanë rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, i kanë çjerrë maskën dhe kanë zbuluar fytyrën e vërtetë të korrupsionit në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi.
Tani beteja e çdo qytetari është largimi i kësaj qeverie që ka varfëruar dhe kriminalizuar vendin. Nuk mjafton largimi i drejtorëve dhe ministrave të korruptuar për të pastruar Edi Ramën, por duhet largimi i Edi Ramës sepse ai është përgjegjësi kryesor i korrupsionit dhe i varfërimit të vendit.
Qytetarët nuk duhet të ndalen në rrugën e tyre sepse banorët e Unazës së Re dhanë një mesazh të qartë, po të bëhemi të gjithë bashkë t’iu qëndrojmë besnik interesave qytetare çdo beteje fitohet.
Sot problemi i vendit është Edi Rama i cili është kthyer në fatkeqësi kombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?