Shkarkimi i Trump dhe 80-vjeçarja armike Nancy Pelosi

Nga Roland Qafoku

Trump impeached! Presidenti i 45-të i SHBA-së Donald Trump u shkarkua dje nga Dhoma e Përfaqësuesve duke u bërë presidentit i 4-ët në historinë e SHBA-së që shkarkohet me procedurë që do të thotë se miratohen akuzat drejtuar atij. Më parë nga kjo Dhomë ishin shkarkuar presidentët Andrew Johnson në vitin 1868, Bill Clinton në vitin 1998, ndërkohë që në vitin 1974 po nga kjo Dhomë nisën procedurat e shkarkimit për Richard Nixon por ai dha dorëheqjen nga posti. Ndërkohë Johnson dhe Clinton mbijetuan në detyrë nga vendimi i Senatit që hodhën poshtë vendimin e Dhomës së Përfaqësuesve. Tani duhet të pritet vendimi i Senatit për presidentin Donald Trump. Procedurat për shkarkimin e Trump erdhën pasi demokratët pretenduan se ai i ka bërë presion presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky për ti dhënë informacione të dëmshme ndaj sfiduesit e tij në zgjedhjet e vitit 2020, Joe Biden, një kërkesë që sipas tyre është e jashtëligjshme. Inicatorja e shkarkimit të presidentit Trump u bë Nancy Pelosi, spikerja e Kongresit, e cila më 26 mars 2020 mbush 80 vjeç. Përfaqësuese e Partisë Demokratike, Pelosi është cilësuar kundërshtarja më e fortë e presidentit Trump. Femra e parë në historinë e SHBA që u zgjodh në krye të Dhomës së Përfaqësueve, Nancy Pelosi është vlerësuar disa herë si gruaja më me pushtet në SHBA. Pelosi është me orgjinë italiane nga rajoni i Lombardisë nga të dy prindërit. Kur Pelosi lindi në vitin 1940 kur i ati ishte kongresman dhe ky ishte “shënjimi” i parë i saj në politikë. Ndërkohë si një demokrate besnike, Pelosi ka marrë pjesë si shoqëruese e presidentit John Kennedy gjatë ceremonisë së inagurimit në vitin 1961 kur ishte vetëm 21 vjeç. E veshur me të zeza për simbolikë në këtë seancë, në përfundim të votimit Pelosi tha: No one is above dhe law, Mr. President. (Asnjë nuk është mbi ligjin Zoti President)! Shumë më e ashpër ka qenë gazeta “New York Post” e cila në faqen e parë të numrit të sotëm ka vendosur foton e Pelosit të shoqëruar me titullin: Zoti Trump, ky është funerali yt! Kjo e fut politikën e SHBA në një situatë shumë delikate. Opinioni duket I ndarë në dysh kur disa shprehen se kjo është një ditë e trishtë për demorkacinë amerikane dhe të tjerë kjo është një ditë e madhe. Megjithatë duhet të pritet vendimi I senatit dhe gjasat janë që Dhoma e Lartë të kthejë vendimin e Kongresit. Vetë jeta e Trump ka qenë plotë sfida, ulje ngritje, fitore dhe humbje dhe përsëri fitore. Mbetet lapidare thënia e tij si biznesmen ndërtimi: Si do ishte të humbja gjithcka, jo për shkak të vështirësive që mund të kaloj, por për të zbuluar se kush është besnik ndaj meje dhe kush jo.

SHKARKO APP