Shkarkohen 15 ushtarakë, Xhaçka kërkon ‘kokën’ e Gjeneral Dogjanit
Përfundon hetimi administrativ për ngjarjen në depon e municionit në bazen detare të Pashalimanit.
Hetimi i drejtuar nga Shtabi i Përgjithshem i FA ngarkon me përgjegjësi të gjithë linjën në drejtim të komandimit në Forcen Detare dhe Bazën e Pashalimanit.
Në baze të hetimit, pergjegjësia për masat e sigurisë në bazen detare, i ngarkohet komandantit të Forcës Detare, komandantit të bazës dhe të gjithë linjes së komandimit.
Ministri i Mbrojtjes me propozim të Shefit të Shtabit të Pergjithshme shkarkon 15 ushtarakë pergjegjës në drejtim-komandimin dhe çeshtjet të sigurisë dhe ruajtjes në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit.
Ministri i Mbrojtjes nisur nga rezultatet e hetimit administrativ i ka propozuar Presidentit të Republikës, shkarkimim e komandantit të Forcës Detare, Gjeneralmajor, Ylber Dogjani.
/syri
KOHA JONË SONDAZH

