Shkarkohet drejtoresha e Kadastrës së Durrësit vetëm pak muaj pasi mori detyrën e re

Vetëm disa muaj pasi mori detyrën e re, mësohet se është shkarkuar drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Viola Hima.

Gjithashtu bëhet e ditur se Hima është zëvendësuar me Rajmonda Dashi, e cila më herët ka mbajtur postin e drejtoreshës së Kadastrës në Krujë.

Nuk dihet ende shkaqet e shkarkimit të Viola Himës, ndërsa mësohet se konkursi për drejtor është shtyrë për në datë 15 shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?