Shkarkohet drejtoresha e Zyrës Arsimore në Elbasan, paralajmërohet shkarkimi i shumicës së Drejtorëve

Në Qarkun e Elbasanit nga kjo javë është paralajmëruar se do nisë vala e shkarkimit të pjesës dërrmuese të Drejtorëve të institucioneve dhe të mjaft drejtorive me qëllim rritjen e performancës së punës e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve sa më dinjitose e cilësore për qytetarët nga ana e këtyre institucioneve.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit edhe nga vetë mazhoranca janë kritikuar Drejtorët në Qarkun e Elbasanit për punën e cila nuk ka qenë në nivelin e kërkuar nga PS. Në një situatë të tillë pas disa muaj konsultimesh PS ka reaguar dhe ka kërkuar ndryshime cilësore në aspektin drejtues të institucioneve publike.

Paraditen e sotme është komunikuar shkarkimi zj.Anila Çota dhe z.Ermir Çela është emëruar Drejtor i Zyrës Vendore te Arsimit Parauniversitar Elbasan. Çela është pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi”.

SHKARKO APP