Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa
Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa. Ky shkarkim vjen vetëm pesë muaj pas marrjes së detyrës.
Shkarkimi i tij nga detyra është bërë ditën e djeshme, e martë, por ende nuk dihet arsyeja e këtij vendimi.
Çipa zëvendësoi në këtë detyrë Arben Çukon, i cili u arrestua në vijim të operacionit “Vol-Vo 4”.
Më herët Stefan Çipa ka qenë zëvendës ministër i Brendshëm, për tu emëruar në vijim në krye të burgjeve.
Stefan Çipa ka qenë deputet i Partisë Socialiste, por edhe kryetari i Bashkisë së Sarandës, ku fitoi në zgjedhjet e vitit 2011.
KOHA JONË SONDAZH

