Shkarkohet drejtori i Policisë së Vlorës, në krye oficeri i ”IMSI CATCHER”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur shkarkimin nga detyra të Gentjan Shehajt, drejtor i Policisë së Vlorës. Shehaj ishte emëruar në këtë detyrë në prill të vitit 2017-të.
Është Artion Duka që do të marrë drejtimin e uniformave blu në qytetin bregdetar, ndërkohë që deri më tani ka drejtuar Policinë e Beratit. Në vitin 2016-të, Duka ishte pjesë e grupit të oficerëve të policisë të cilët akuzoheshin për përdorimin e pajisjes së përgjimit ”IMSI CATCHER”.
Në qershor të atij viti, ndaj Artion Dukës u caktua nga Gjykata e Tiranës masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje elektronike, së bashku me Entiol Xhelilaj. Duka ishte Drejtor i Forcave Operacionale (F.O), ndërsa Xhelilaj specialist pranë kësaj drejtorie.
KOHA JONË SONDAZH

