Shkarkohet një gjyqtar, paralajmërohet një tjetër

 

Pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura që zgjati 6 orë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Së pari është noftuar shkarkimi i gjykatëses Elona Gjoka, për shkelje të rëndë të detyrës.

Sakaq, i është bërë një vërejtje me parlajmërim për gjyqtarin Shyqyri Çobo.

KLD bëri të ditur se ka 13 vende vakante për emërimin e magjistratëve dhe emërimet do të bëhen në mbledhjen e ardhshme.Njoftimi i plotë i KLD

 

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 16.07.2015, mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin e materialit ku janë pasqyruar shqetësimet e ngritura në informacionet e ardhura nga disa kryetarë gjykate lidhur me mungesën e organikës së tyre me gjyqtarë apo dhe nevoja për shtimin e numrit të gjyqtarëve.

Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e Këshillit, diskutuan për përcaktimin e vendeve vakante në dispozicion të magjistratëve që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2013 – 2014. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi të miratojë propozimin e Ministrit të Drejtësisë për vënien në dispozicion të magjistratëve të vendeve si më poshtë: 

Për magjistratët që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2013 – 2014:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë 2 (dy) vende                                                                      Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier 1 (një) vend
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër 1 (një) vend
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin 1 (një) vend
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë 1 (një) vend
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë 1 (një) vend                                                                   Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë 1 (një) vend                                                                        Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan 1 (një) vend                                                                   Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës 1 (një) vend

Mbledhja vijoi me kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, Sh.B. Në përputhje me procedurën, pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarit, anëtarët e KLD-së, miratuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për masën disiplinore "Vërejtje me paralajmërim".

Sipas përcaktimeve në rendin e ditës, anëtarët e Këshillit shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, E.Gj. Në përputhje me procedurën, pasi dëgjuan observacionin e gjyqtares, Këshilli miratoi propozimin e Ministrit të Drejtësisë për “Shkarkim nga detyra” për gjyqtaren E.Gj.

Gjithashtu, Këshilli vendosi delegimin e përkohshëm në detyrën e kryetares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, znj. Flutura Hoxha.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

 

SHKARKO APP