Shkarkohet përfundimisht gjyqtari Artan Zeneli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtarit të Gjyjkatës së Lartë Artan Zeneli, i cili kishte apeluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Njoftimi nga KPA

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Rezarta Schuetz, relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj, sot, më datë 04.02.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen nr.21/2018 (JR) që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Zeneli, kundër vendimit nr. 41, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të gjykimit, mbështetur në faktet e provuara në gjykim dhe në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit 84/2016, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht:

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Zeneli.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
  3. U shpall në Tiranë, sot, më datë 04.02.2018.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?