Shkarkohet rektori Koni? Nikolla: Do zbatoj pikën 7

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ftuar në “Tonight Ilva Tare” tha se nuk përjashtohet mundësia e një auditimi 10 vjeçar për administrimin e universitetit të Tiranës. E pyetur nëse do të ndërmerrte masa për shkarkimin e rektorit të universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ajo pohoi se do të zbatojë pikën 7. ”Unë jam ministrja e Arsimit që kam kërkuar shkarkimin e dy rektorëve mandatin e shkuar. Një është shkarkuar, tjetri është refuzuar nga Presidenti. Edhe kur rektori refuzonte, kam respektuar gjithë të drejtën e tij për t’u mbrojtur”,-tha Nikolla.

Pjesë nga intervista: 

Tare: Do të kërkoni shkarkimin e rektorit?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nikolla: Nuk është herezi të zbatosh pikën 7.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tare: Do ta zbatoni?

Nikolla: Sigurisht që po. Nuk është kjo prirja në këtë moment. Unë jam ministrja e Arsimit që kam kërkuar shkarkimin e dy rektorëve mandatin e shkuar. Një është shkarkuar, tjetri është refuzuar nga Presidenti. Edhe kur rektori refuzonte, kam respektuar gjithë të drejtën e tij për t’u mbrojtur.

Tare: A do të bëhet auditim për administrimin e Universitetit të Tiranës për 10 vite?

Nikolla: Patjetër. Për çdo lloj shqetësimi ne jemi të gatshëm për të bërë auditimin.

Tare: A do të shtohen fondet e pa kushtëzuara për universitetet publike?

Nikolla: Po. Është një premtim i qeverisë shqiptare. Edhe në takimin e fundit të kryeministrit të Shqipëri, u premtua rritja e grandeve jo vetëm për pagat e pedagogëve por edhe për kërkimin shkencor.

Tare: A ka mundësi që universitetet të vetëmenaxhohen?

Nikolla: Pse jo! Nuk është e pamundur. Universitetet duhet të jenë aistente jo vetëm të qeverisë, të bëjnë atë që duhet të bëjnë, të dalin në treg përmes projekteve konkurruese.

Tare: Duke u akredituar vetëm për një vit, kishte reale për të dal në treg?

Nikolla: Patjetër! Edhe pse i keqqeverisur, nuk kanë treguar seriozitetin dhe përgjegjësinë e nevojshme që t’i përgjigjen në lartësinë e duhur procesit të akredidimit. Universiteti i Tiranës ka burimet njerëzore për thithur projekte dhe për të prodhuar përmes një komponenti shumë të rëndësishëm që është kërkimi shkencor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?