Shkarkonin ujëra të ndotura në lumin Erzen, IKMT gjobit me 2 milionë lekë 10 subjekte

IKMT ka gjobitur me 2 milionë lekë secilin 10 subjekte për ndotjen e lumit Erzen.

Këto subjekte janë evidentuar pasi shkarkonin ujëra të ndotura në këtë lumë.

“Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore përgjatë shtratit të lumit Erzen Gjoba administrative për 10 subjekte që ndotin lumin. Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, duke u bazuar në planin e masave për azhornimin e situatës mjedisore të lumit Erzen, në territorin e Qarkut Tiranë ka konstatuar 10 subjekte, të cilat shkarkonin ujëra të ndotura në lumë. Ndaj këtyre subjekteve IKMT ka marrë masë administrative me gjobë 2 milion lekë për secilin. IKMT dhe Policia e Shtetit vijon evidentimet për parandalimin e masakrës mjedisore në lumin Erzen dhe kudo tjetër dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi që shkakton ndotje, duke ftuar çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.” – njofton IKMT.

SHKARKO APP