Shkatërrimi i shkollës së Roskovecit, Mehmetaj: Institucionet e drejtësisë të zbatojnë ligjin me Kryebashkiaken

Bashkia Roskovec ka shkatërruar terrenin sportiv të shkollës “Goja e Artë” pavarësisht dy vendimeve të Gjykatës.

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar në lidhje me këtë duke u shprehur se  bën thirrje institucioneve të drejtësisë të zbatojnë ligjin me Kryetaren e Bashkisë Roskovec

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndjej keqardhje dhe mëshirë të thellë për Kryetaren e Bashkisë Roskovec, e cila në vend se të tregonte sot në ditën e gruas dinjitet, theu sërish ligjin dhe sërish e vuri veten në krah të banditëve.
Edhe pse kishte në dorë dy vendime gjykate, njoftimin zyrtar nga Përmbarimi dhe kallëzim në Prokurori, shkatërroi me urdhër politik terrenin sportiv të shkollës “Goja e Artë”.
I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të zbatojnë ligjin me Kryetaren e Bashkisë Roskovec. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të shkojë në Roskovec, të shohë nga afër terrorin që bëhet çdo ditë ndaj banorëve, të shohin si shkelen ligjet dhe vendimet e gjykatave, të shohin si shkatërrohet qyteti dhe si e trajton Kryetarja e Bashkisë Roskovecin, si ta kishte pronë private.
Majlinda, me ty tani e tutje do të merren institucionet e drejtësisë dhe mos mendo se do ja hedhësh paq, qytetarët e Roskovecit dhe NE do na kesh pas këmba – këmbës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?