Shkatërrimi i sistemeve, Salianji: Të rigjenerohet të dhënat e shqiptarëve
Aktualitet E Diel, 25 Shtator 2022 14:46
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji kërkon që shteti shqiptar të rishohë mundësinë e rigjenerimit të të dhënave personale të shtetasve shqiptarë në kushtet kur të gjithë këto të dhëna janë tashmë të ekspozuara.
Për deputetin demokrat të dhënat mund të sjellin konflikte mes grupeve kriminale.
Opozita është ofruar të bashkëpunojë me institucionet e sigurisë në vend, duke sjellë në vëmendje faktin se ngjarja ka cënuar rëndë sigurinë kombëtare.