Shkatërrohen dy banda të trafikut të drogës në Itali, mes të arrestuarve edhe shqiptarë
Dy banda të trafikantëve të drogës janë goditur nga Policia e Shtetit në Milano.
Hetimi, i koordinuar nga Drejtoria e Rrethit Anti- Mafia e Milanos, parashikon ekzekutimin e shumë masave të paraburgimit të lëshuara nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Milanos “kundër dy shoqatave kriminale që veprojnë në Milano dhe kushtuar trafikimit ndërkombëtar dhe kombëtar të drogës, të përbërë nga kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë që importuan sasi të mëdha kokainë, hashash dhe marijuanë në Lombardi të cilat më pas i shpërndanë në rajone të ndryshme të Italisë “.
Hetimet e kryera nga sektori Anti-drogë i Skuadrës Mobile të Milanos, u koordinuan nga Shërbimi Qendror i Operacioneve dhe DCSA në bashkëpunim edhe me autoritetet shqiptare.
Ende nuk ka të dhëna se kush janë të arrestuarit, por pritet që në orët në vijim mediet fqinje të bëjë një pasqyrë të operacionit.